image Kina sërish regjistron numër të vogël të të infektuarve me koronavirus brenda ditës

Botë

Kina sërish regjistron numër të vogël të të infektuarve me koronavirus brenda ditës

news image

Autoritetet shëndetësore në Kinë kanë publikuar bilancin e fundit 24 orësh lidhur me rastet e reja me koronavirus.

Kina regjistroi 10 raste të reja pozitiv me COVID-19, njoftoi të premten Komisioni Kombëtar i Shëndetit i vendit, raporton Reuters.

Nga këto 10 raste, 9 u konsideruan si raste të importuara të regjistruara në Guangdong, Jiangsu, Shandong, Guangxi, Shaanxi dhe Shanghai.

Komisioni gjithashtu raportoi pesë raste të reja asimptomatike, të cilat numërohen veçmas në Kinë./ Gazeta Sinjali/