image Kina reagon ashpër kundër deklaratave të ShBA-së

Botë

Kina reagon ashpër kundër deklaratave të ShBA-së

news image

Ministria e Jashtme e Kinës ka reaguar me zemërim ndaj raporteve të pretendimeve të qeverisë amerikane se Rusia i kishte kërkuar qeverisë së Kinës pajisje ushtarake.

Raportet në media të shumta amerikane cituan zyrtarë amerikanë që thanë se Moska kishte kërkuar armë nga Pekini për disa kohë.

Në konferencën e rregullt për shtyp në Pekin të hënën pasdite, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, tha se SHBA po përhapte “dezinformata dashakeqe”, me “qëllime të liga”, shkruan The Guardian.

Pozicioni i Kinës për çështjen e Ukrainës është konsistent dhe i qartë, Kina ka luajtur një rol konstruktiv në promovimin e bisedimeve të paqes“, tha Zhao.

Komentet erdhën vetëm disa orë para fillimit të një takimi në Romë midis këshilltarit të sigurisë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan dhe zyrtarit më të lartë të politikës së jashtme të Kinës, Yang Jiechi, ku Sullivan pritej t’i kërkonte Yang-ut të mos furnizonte me armë Moskën.

Zhao tha se takimi ishte për të “zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur në takimin me video midis krerëve të shteteve të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara në nëntor të vitit të kaluar“.

/GazetaSinjali/