Ambasada e Kinës në Ukrainë tha se po organizon fluturime evakuimi për qytetarët kinezë.
Një deklaratë e ambasadës të premten, 25 shkurt, thotë se kushtet në Ukrainë janë “përkeqësuar ndjeshëm”, por nuk përmend pushtimin rus, raporton REL.
Ambasada nuk dha detaje se nga do të niseshin fluturimet e evakuimit duke thënë se planifikimi do të varet nga “situata e sigurisë së fluturimit”.
Ambasada më herët këshilloi kinezët në Ukrainë që të qëndrojnë në shtëpi dhe të vendosin një flamur kinez në automjetet e tyre nëse planifikojnë të udhëtojnë në distanca të gjata.