COVID-19

Të infektuar

4512

Të shëruar

2156

Të vdekur

97

Botë/ Kina jep projektin si të zhvillohet lufta kundër koronavirusit

news image

Të enjten në mbrëmje, lideri më i lartë i Kinës Xi Jinping, në një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, paraqiti propozimet për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë në vendet e ndryshme të botës, duke dhënë projektin kinez lidhur me këtë gjë.

Qysh nga shpërthimi i epidemisë, Xi ka theksuar shumë herë konceptin e “bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit”, duke theksuar shtimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Tani, me përpjekje të shumta, Kina ka pasur arritje pozitive në parandalimin e epidemisë. Guterres-i vlerësoi që kjo është jo vetëm në të mirë të popullit kinez, por bërbën edhe një kontribut të rëndësishëm për botën.

Përpjekjet e popullit kinez kanë dhënë kohë të çmuar për parandalimin dhe kontrolllin e epidemisë nga vendet e tjera të botës, çka është kontribut i rëndësishëm për tërë botën.

Si duhet të zhvillohet lufta kundër epidemisë në fazën tjetër, në mbarë botën? Xi në bisedë me Guterres-in shtjelloi projektin kinez. Fokusi i këtij projekti është veprimi i shpejtë, parandalimi i përbashkët dhe bashkimi i fuqive të ndryshme.

Ky projekt në fakt është fryt i përvojës së Kinës në luftën e saj kundër epidemisë, si edhe i studimit dhe i vlerësimit të thellë të gjendjes së tanishme të epidemisë globale. Kjo tregon përgjegjësinë e liderit të një fuqie të madhe lidhur me shëndetin publik global dhe interesat e përbashkët të njerëzimit.

Epidemia nuk njeh kufij kombëtarë. Përpjekjet e Kinës kundër epidemisë dhe propozimet e saj kanë ofruar mençuri për luftimin e përbashkët nga bota kundër koronavirusit në fazën e ardhshme, duke shtuar energjinë dhe duke zbatuar me veprime konkrete konceptin e bashkësisë së fateve të përbashkëta të njerëzimit. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: