image Kina është vendi me më së paku mbiemra në botë

Kuriozitete

Kina është vendi me më së paku mbiemra në botë

news image

Wang, Li, Zhang, Liu dhe Chen janë pesë mbiemrat më të shpeshtë në Kinë, të cilët i mbajnë më shumë se 433 milionë banorë, apo 30 % e popullatës, sipas të dhënave të Qeverisë kineze.

Sipas Ministrisë së Sigurisë Publike, vetëm 6000 mijë mbiemra janë në përdorim në të gjithë Kinën, ndërsa 86 % e popullatës kanë 100 nga këta mbiemra, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Kina, edhe pse me 1,37 miliardë banorë ka popullsinë më të madhe në botë por njëkohësisht ka numrin më të vogël të mbiemrave.

Për të bërë një krahasim, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me më pak se një të katërtën e popullsisë së Kinës, raportohet se ekzistojnë 6,3 milionë mbiemra.

/Gazeta Sinjali/