image Kina e dënon me 24 vjet burgim personin që sulmoi disa vajza në një restorant (VIDEO)

Botë

Kina e dënon me 24 vjet burgim personin që sulmoi disa vajza në një restorant (VIDEO)

news image

Autori kryesor i një sulmi ndaj një grup vajzave  në një restorant në Kinë është dënuar me 24 vjet burgim, pasi rasti pësoi me reagim mbarëkombëtar mbi dhunën me bazë gjinore.

Chen Jizhi filloi të godiste gratë pasi ato refuzuan “ngacmimet” e tij në orët e para të 10 qershorit, në qytetin Tangshan, tha gjykata në një deklaratë.

Kur vajzat rezistuan, Chen dhe një grup miqsh i sulmuan me karrige dhe shishe.

Edhe pse pamjet tregojnë sulme fizike të rënda, gjykata tha se vajzat pësuan lëndime “të lehta”.

Autoritetet e kanë përshkruar incidentin si një krim të lidhur me bandat, pavarësisht thirrjeve për një dënim bazuar në dhunën ndaj grave.

Gjykata tha se një hetim i policisë pas sulmit zbuloi se Chen kishte qenë kreu i një bande që kërcënonte publikun, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Chen u shpall fajtor për një listë veprash, duke përfshirë sjelljen e çrregullt, plagosjen e qëllimshme, grabitjen dhe “mbledhjen e një turme për të luftuar”.

Ai u gjobit me 320,000 juanë (50,000 euro) përveç dënimit me 24 vjet burgim, ndërsa 27 bashkëpunëtorë të tij u dënuan me nga gjashtë muaj deri në 11 vjet burgim.

Videon e sulmit mund ta shihni më poshtë. Kujdes, pamjet mund të jenë shqetësuese për një pjesë të audiencës!

/GazetaSinjali/