Kina theksoi sot se heqja e tarifave doganore ishte një kusht paraprak për çdo marrëveshje të pjesshme me SHBA-në përsa i përket luftës së tyre tregtare.
Javën e kaluar, Ministria kineze e Tregtisë kishte theksuar se Pekini kishte rënë dakord me Uashingtonin për një heqje hap pas hapi të tarifave doganore të ndërsjella.
Por, presidenti amerikan, Donald Trump i ka përgënjeshtruar këto informacione, në momentin kur Kina dhe SHBA-ja po përpiqen të finalizojnë një marrëveshje të pjesshme për mosmarrëveshjen e tyre tregtare.
“Nëse dy palët arrijnë në një marrëveshje paraprake, heqja e tarifave doganore duhet të reflektojë plotësisht rëndësinë e kësaj marrëveshjeje”, theksoi sot për shtypin zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë, Gao Feng.
Gao theksoi se negociatorët e dy vendeve po diskutojnë për këtë çështje në thellësi.
Lufta tregtare mes Pekinit dhe Uashingtonit është kthyer tashmë në tarifa doganore të ndërsjella duke çuar në qindra miliardë dollarë shkëmbime vjetore