Influencerja e njohur Kim Kardashian, së fundmi ka bërë një intervistë për revistën “Vouge Arabia”.
Kjo intervistë e bërë është mjaft e veçantë, për arsye se Kim është intervistuar nga bashkëshorti i saj Kanye West.
Reperi e ka pyetur atë për çdo temë të mundshme, duke përfshirë karrierën si avokate, teknikat e të qenurit e famshme, etj.
Në këtë intervistë Kim gjithashtu ka zbuluar se cila është motra e saj e preferuar.
Ajo pranoi se kishte një lidhje të veçantë me Khloe-n, por kjo gjë nuk ishte e përhershme.
“Ndryshon, njësoj si shoqëria apo lidhjet. Mendoj se ky vit ka qenë një bashkëpunim i fortë mes meje dhe saj”, ka thënë Kim.
Kjo ka ndodhur për shkak se lidhja e saj me Kourtney dhe Khloe ‘fsheh’ shumë ngjarje, kanë një të shkuar më ndryshe sesa me Kendall dhe Kylie.
Marrëdhënia e Kim me Kourtney vazhdon të jetë e ngushtë, por sipas saj, ky vit e ka lidhur më shumë me Khloe-n./Sinjali/