Kim Kardashian ishte e ftuar së fundmi në emisionin e Ellen DeGeneres, ku gjatë intervistës nuk iu shpëtoi pyetjeve për familjen e saj.
Ellen e ka pyetur Kimin se çfarë po ndodh mes Kylie Jenner dhe Travis Scott, që kanë gati dy muaj të ndarë.
Si fillim Kim nuk ka dashur të flasë, por pas “presionit” nga modertaorja e njohur ajo ka treguar se ata nuk janëbashkë.
“Sinqerisht nuk e di. Por mendoj se ata janë miq shumë të mirë dhe kujdesen në mënyrë të shkëlqyer për vajzën e tyre”, ka thënë Kim.
Më pas kur është pyetur nga Ellen për një unazë diamanti të Kylie-t, ajo ka treguar se motra e saj e ka blerë vetë dhe nuk e ka marrë nga Travis.
“Unaza e madhe…pa dyshim që ata nuk janë të fejuar dhe mendoj se ajo nuk e mban në gishtin e fejesës. E di që ajo…mendoj se e ka blerë vetë, sepse ajo na i ka treguar. Nuk e di statusin e tyre, nëse janë bashkë apo jo. Nuk mendoj se janë”, ka thënë Kim.
Kujtojmë se Travis u pa bashkë me familjen e Kylie-t për Ditën e Falenderimeve dhe fansat menduan se ishin çifti kthyer bashkë, por siç duket ata nuk e mendojnë të vazhdojnë lidhjen me njëri-tjetrin./Gazeta Sinjali/