Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian ka rrëfyer në episodin e fundit divorcin nga Kanye West, transmeton Gazeta Sinjali.
Kardashian ka qarë teksa i tregonte motrave të saj Kourtney, Kylie dhe Kendall se ajo ndjehej si e dështuar gjatë ndarjes me reperin.
Në episodin e fundit të “Keeping Up With The Kardashians”, fansave iu dha një vështrim i shkurtër për hallet martesore të çiftit, me vetë Kardashian të mërzitur nga lëvizja e West nga shtëpia e tyre në California në fermën e tij në Wyoming.
“Unë sinqerisht nuk mund ta bëj këtë më, pse jam akoma në këtë vend, ku jam e bllokuar për vite? Si, ai shkon dhe shkon në një shtet tjetër, çdo vit, unë duhet të jem së bashku kështu që të mund të rris fëmijët, e dini? Dhe ai është një baba i mahnitshëm, ai ka bërë një punë të mahnitshme “.
Kardashian tha Ëest, me të cilin u martua në 2014, “meriton” dikë që mund ta ndjekë atë në të gjithë lëvizjet e tij teksa tha se vet ka qenë e palumtur prej vitesh.
Ajo shtoi: “Unë ndjehem si një dështim ******, martesë e tretë ******. Ndihem si një humbëse ******. Por as nuk mund të mendoj për atë sepse unë dua të jem e lumtur “. /Gazeta Sinjali/