image Kim Kardashian zbulon se ka qenë e infektuar me COVID-19

Bota e Yjeve

Kim Kardashian zbulon se ka qenë e infektuar me COVID-19

news image

Kim Kardashian ka zbuluar se është infektuar me COVID-19.

Fansat e Keeping Up With The Kardashians aluduan se Kim e kishte marrë virusin nga djali i saj, Saint në fund të vitit të kaluar.

Një spekulim i tillë erdhi pasi shfaqja e familjes ndërpreu xhirimet për dy javë.

Shfaqja, e cila aktualisht po transmeton sezonin e saj të 20-të dhe të fundit, shfaqte miliarderen duke biseduar me familjarët e saj.

Ajo tregonte se si po shkonin studimet me Drejtësi, ndërsa theksoi se kishte dështuar me një provim.

“Duhet të bëja mësime për 12 orë, por kam qenë shumë e sëmurë me COVID, saqë mezi ngrihesha nga shtrati për të mësuar”, u shpreh ajo.

Po ashtu ajo hodhi poshtë aludimet se ishte infektuar gjatë udhëtimit për ditëlindjen e saj të 40-të në tetor të vitit të kaluar. /Gazeta Sinjali/