Miliarderja e njohur me famë botërore Kim Kardashian, ka treguar se në mbrëmjen e parë të ‘Met Gala’ është larguar duke qarë.
Ajo tha se të gjithë ishin tallur me fustanin me motive florale që kishte veshur, andaj nuk i kishte mbajtur dot lotët, transmeton Gazeta Sinjali.
“Kanye do të performonte dhe unë nuk isha e ftuar. E dija shumë mirë kush nuk donte që të isha atje”, tha Kim.
Gjithashtu ajo vazhdoi duke pohuar se kur ishin larguar nga festa, West e kishte komplimentuar për dukjen e saj, ndërsa nga ana tjetër në internet qarkullonin ‘memes’ të shumta për pamjen e saj.
Duke qenë kështu Kim nuk ka mundur t’i shpëtojë dot lotëve./Gazeta Sinjali/