image Kim Kardashian shpërthen në lot gjatë një interviste dhe 'arsyeja' për këtë është Kanye West

Bota e Yjeve

Kim Kardashian shpërthen në lot gjatë një interviste dhe ‘arsyeja’ për këtë është Kanye West

news image

Kim Kardashian dhe Kanye West i kanë ndarë përfundimisht rrugët e tyre, por një gjë do t’i bashkojë ata përgjithmonë. Dhe kjo “gjë” janë pikërisht fëmijët e tyre.

Divorcin midis një çifti janë fëmijët ata që e vuajnë më shumë dhe këtë sapo e konfirmoi edhe ylli televiziv, Kim Kardashian.

Në një intervistë së fundmi pronarja e “Skims” u shpreh se është përpjekur shumë që t’i mbajë larg dramave të saj dhe Kanye West fëmijët e tyre. Por, nga reagimi që pati teksa krahasoi jetën e fëmijëve të saj me jetën e saj të rritur nga babai, Robert Kardashian, duket se Kim nuk ia ka dalur mbanë.

Ndërkohë që fliste për këtë situatë miliarderja shpërtheu edhe në lot.

“Kam pasur babanë më të mirë. Nuk dua të emocionohem. Ka qenë vetëm një ditë për mua. Është e vështirë. Ashtu si bashkë-prindërimi, është vërtet e vështirë, e dini.

Po, por unë kisha babanë më të mirë dhe kisha kujtimet më të mira dhe përvojën më të madhe dhe kjo është gjithçka që dua për fëmijët e mi. Për sa kohë që ata mund ta kenë atë, kjo është ajo që unë do të dëshiroja për ta, ju e dini”-tha Kim Kardashian.

/GazetaSinjali/