Ylli televiziv Kim Kardashian ka pranuar të paguajë një gjobë prej 1.26 milionë dollarësh për reklamimin e “EthereumMax” në llogarinë e saj në Instagram.
Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë ka thënë se Kardashian kishte marrë 250 mijë dollarë për reklamimin e kriptomonedhës, pa treguar se ajo ishte paguar për ta bërë këtë.
Ajo ra dakord të mos promovonte letra me vlerë të aseteve kripto për tre vjetët e ardhshëm.
“Zonja Kardashian është e kënaqur që e ka zgjidhur këtë çështje me SEC”, ka deklaruar avokati i Kim për BBC.