image Kim Kardashian nuk kursehet, shpenzon 150 milionë dollarë për avionin e saj privat

Bota e Yjeve

Kim Kardashian nuk kursehet, shpenzon 150 milionë dollarë për avionin e saj privat

news image

Kim Kardashian nuk kursehet aspak. Ylli me famë botërore ka investuar miliona dollarë në një avion të ri privat me performancë të lartë.

G65OER u ngrit në Itali pasi ajo u largua nga Java e Modës në Milano. Aeroplani është i njëjtë me atë të Jeff Bezos.

Kim punësoi dizajnerët Tommy Clements dhe Waldo Fernandez për ta ndryshuar dizajnin sipas shijeve personale. Ajo ka zgjedhur ngjyrën gri për avionin, e cila përputhet me rezidencën e saj në Calabasas dhe koleksionin e gjerë të makinave luksoze.

Me të gjitha personalizimet, kostoja e plotë mund të ketë shkuar rreth 150 milionë dollarë.

/GazetaSinjali/