Kim Kardashian nuk kursehet aspak. Ylli me famë botërore ka investuar miliona dollarë në një avion të ri privat me performancë të lartë.
G65OER u ngrit në Itali pasi ajo u largua nga Java e Modës në Milano. Aeroplani është i njëjtë me atë të Jeff Bezos.
Kim punësoi dizajnerët Tommy Clements dhe Waldo Fernandez për ta ndryshuar dizajnin sipas shijeve personale. Ajo ka zgjedhur ngjyrën gri për avionin, e cila përputhet me rezidencën e saj në Calabasas dhe koleksionin e gjerë të makinave luksoze.
Me të gjitha personalizimet, kostoja e plotë mund të ketë shkuar rreth 150 milionë dollarë.