Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj Kanye West, nuk do të kenë më shumë fëmijë në familjen e tyre.
Kim dhe Kanye tashmë janë prindër të katër fëmijëve – gjashtëvjeçares North, trevjeçarit Saint, Chicago 1 vit dhe Psalm katër muajsh.
Gjatë një interviste të fundit në “The View”, 38 vjeçarja u hap për mundësinë për të pasur edhe fëmijë të tjerë. Por duket se ajo ka ndërruar qëndrim.
“Është e egër. Një shtëpi me katër fëmijë është e egër por e plotë. Shumë e ekuilibruar”, shpjegoi Kim.
“Kjo do të thotë, absolutisht jo më. Unë as nuk di nga t’ia filloj se si bëhet përgatitja në mëngjes”, tha ajo më pas./Gazeta Sinjali/