Motrat Kardashian po mbledhin fonde për të ndihmuar Armeninë dhe popullsinë armene të Nagorni Karabakut, për të cilin prej javësh kanë shpërthyer përplasje të armatosura.
Me këtë qëllim, motrat e famshme kanë shfrytëzuar rrjetin e Instagramit ku folën për mbledhjen e fondeve në ndihmë të banorëve të gjendur në mesin e një konflikti të ashpër luftarak. Këtë e bënë përmes organizatës joqeveritare Fondi Armen.
Ndihmat konsistojnë në ushqime, pajisje mjekësore dhe veshmbathje. Ndërkohë vetë Kimi bëri njoftimin se ajo do të dhuronte 1 milion dollarë kësaj organizate, e cila po merret me menaxhimin dhe koordinimin e situatës. Ylli i reality show-t është me origjinë armene nga i ati. Por ndonëse ajo është e famshme sot në mbarë botën, për shkak të çështjeve kulturore dhe të traditës, në Armeni shihet në një dritë jo shumë pozitive, ndërkohë që armenët krenohen shumë me këngëtarin e famshëm francez me origjinë prej andej, Charles Aznavour. /Gazeta Sinjali/