Kanye West po jeton një histori dashurie me modelen ruse, Irina Shayk.
Dyshja janë fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, gjë që konfirmon zërat për lidhje.
Sipas mediave të huaja ata kanë qenë bashkë prej kohësh dhe takohen me njëri-tjetrin që prej muajit mars.
Teksa reperi shijon romancën me Irina Shayk, Kim Kardashian vazhdon të tregojë arsyet e ndarjes së tyre. “Nuk ishte diçka specifike që ndodhi vetëm nga njëra palë.
Ishte një ndryshim i përgjithshëm opinionesh për disa gjëra që na çuan drejt një vendimi të tillë.
S’dua që askush të mendojë që nuk dhashë më të mirën time në këtë martesë apo që nuk u përpoqa për vazhdimësinë e saj”, tha Kim.
“Kemi një raport bashkëprindërimi të shkëlqyer. Unë e respektoj shumë atë dhe çfarë kemi. Do jem përgjithmonë një nga fanset më të mëdha të Kanye-s. Ai është babai i fëmijëve të mi, është familja ime”, ka treguar ajo.
Burime pranë yllit të televizionit kanë treguar se ajo është e lumtur që Kanye West është në një lidhje me Irina Shayk.
“Kim është e lumtur për atë dhe do që ai të nisë një kapitull të ri. Ajo mendon se Irina është njeriu i duhur për të”, ka thënë një burim ekskluzivisht për “Us Weekly”.
Ndërkohë para disa ditësh mediat e huaja raportuan se Kim ka qenë në dijeni që në fillim për lidhjen e ish-bashkëshortit me modelen.
Burimet kanë thënë se ajo e ka ditur që ata kanë nisur një marrëdhënie, para se në media të publikoheshin fotot e tyre.
“Kim është e kënaqur me sjelljen e Irinas, pas ndërprerjes së lidhjes me Bradley Cooper në vitin 2019.
Modelja më pas refuzoi të zbulojë informacione private për publikun dhe u soll shumë e pjekur. Kim nuk do të donte që ish-bashkëshorti i saj të ishte me dikë që do të tërhiqte shumë vëmendjen e medias”, kanë thënë burimet. /GazetaSinjali/