Grimeri shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanovic, feston sot ditëlindjen.
Ai është bërë i njohur si grimeri personal i një prej femrave më të famshme dhe më seksi në botë, Kim Kardashian.
Me ç’rast nuk ka munguar urimi i yllit të njohur ku ka uruar me disa foto grimerin shqiptar në Instagram.
“Urime ditëlindja për një dhe të vetmin, miku im për jetë! Të njoh për më shumë se një dekadë, je njeriu më besnik që e njoh. E rrallë të gjej si ti, të dua përgjithmonë”, ka shkruar Kim.
Kujtojmë që Mario kohë më parë ka vizituar edhe Shqipërinë dhe Kosovën ndërsa me krenari tregon për prejardhjen shqiptare.