Para disa kohësh Kim Kardashian ka zbuluar se vuan nga një sëmundje lëkure e quajtur “Psoriaza”, që fatmirësisht mund të kurohet.
38-vjeçarja shpeshherë poston video në rrjetet sociale rreth mënyrës se si mund të kurohet çdokush që ka të njëjtën sëmundje.
Sipas CNN Enterteinment, në sezonin e 17-të “Keeping up with Kardashians”, ajo shfaqi disa simptoma shqetësuese dhe vendosi të merrte një mendim profesional, por rezultatet nuk ishin pozitive.
Kim u diagnostikua me lupus dhe artrit reumatoid, sëmundje të cilat prekin sistemin imunitar dhe organet e trupit.