Modelja e njohur, Kim Kardashian së bashku me bashkëshortin e saj, Kanye West janë përqendruar më shumë në familje krahas problemeve në martesën e tyre.
Dyshja së bashku me fëmijët e tyre, në fillim të kësaj jave shijuan një udhëtim të mahnitshëm në kampin luksoz të “Dounton River” në Colorado.
Burime pranë çiftit pohuan se ata morën me qira një fermë prej 500 hektarësh, e cila u kushtoi atyre 43,000 dollarë për një natë.
Vendi i izoluar i kampit ndodhet thellë në malet San Juan, një orë jashtë Telluride, ku u sigurua një intimitet i plotë për çiftin gjatë qëndrimit të tyre.
Vizitorët që qëndrojnë në ‘Dunton River Camp’, i cili është i hapur vetëm nga qershori deri në tetor, janë në gjendje të eksplorojnë pronën me kalë.
Përveç të gjithë hapësirës shtesë, ata gjithashtu do të kenë qasje në të gjitha shtigjet e ndryshme për ‘hiking’. /Gazeta Sinjali/