Kim Kardashian dhe Kanye West janë duke shkuar drejt divorcit sepse Kim është e përkushtuar në gjëra tjera.
“Ky divorc po ndodh sepse Kim ka përgjegjësi të tjera”, tha një burim për Page Six.
“Ajo është duke u fokusuar në marrjen e provimit të avokatisë dhe për t’u bërë avokate. Ndërkohë Kanye po flet për kandidimin për president dhe gjëra të tjera, duke i ndarë rrugët nga njëri tjetri”, tha tutje burimi brenda familjes për Page Six, transmeton Gazeta Sinjali.
Në të vërtetë, që nga fillimi i lidhjes, Kim dhe West kanë pasur shumë ulje dhe ngritje brenda martesës së tyre. /Gazeta Sinjali/