image Kim e Kanye West drejt ndarjes, Kardashian nuk dëshiron të divorcohet

Bota e Yjeve

Kim e Kanye West drejt ndarjes, Kardashian nuk dëshiron të divorcohet

news image

Çifti me famë botërore, Kanye West dhe Kim Kardashian, gjatë vikendit kanë festuar gjashtë vjetorin e tyre të martesës, pavarësisht se mediat po raportojnë për një ndarje të mundshme të tyre.

Mirëpo, një burim shumë pranë çiftit ka deklaruar se ata do të kalojnë kohën në shtëpi të ndryshme, por jo të divorcohen, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Sinjali.

Kim dhe Kanye West kanë qëndruar në shtëpi në karantinë gjatë pandemisë me katër fëmijët e tyre edhe pse ishin munduar t’i lehtësonin tensionet në marëdhëniet e tyre.

Sipas DailyMail duket se karantina dhe muajt e izolimit për shkak të pandemisë kanë nxjerrë në pah problematikat e shumta mes çiftit.

Ylli i reality show “Keeping Up with Kardashians” ka marrë vendimin që të largohet nga shtëpia, por sipas të njëjtit burim, Kim nuk e do një divorc të dytë në jetën e saj, pas atij të parit me Kris Humphries.

“Ajo që unë mendoj se do të ndodhë është se ata do të kalojnë kohë larg njëri-tjetrit, në shtëpi të ndryshme, por jo divorc”, është shprehur një burim. /Gazeta Sinjali/.