image Kievi vendos shtetrrethim

Botë

Kievi vendos shtetrrethim

news image

Kryebashkiaku i Kievit ka urdhëruar një shtetrrethim në kryeqytetin ukrainas në përgjigje të sulmit të Rusisë.

Vendimi i Vitali Klitschkos erdhi pasi pamjet treguan një pjesë të banorëve të qytetit që përpiqeshin të largoheshin me makina, duke bllokuar pikat kryesore të daljes nga qyteti, shkruan Aljazeera.

“Transporti publik nuk do të funksionojë gjatë shtetrrethimit. Në të njëjtën kohë, stacionet e metrosë do të jenë të disponueshme si strehimore 24/7”, shkroi Klitschko.

“Ne i kërkojmë të gjithë banorëve të Kyivit që të kthehen në shtëpi në kohë. Nëse keni nevojë të lëvizni nëpër qytet gjatë shtetrrethimit, veçanërisht si punonjës të kompanive të infrastrukturës kritike, duhet të keni dokumente identifikimi”, shtoi ai

/GazetaSinjali/