Në përpjekje për të fituar “luftën e propagandës” me Rusinë, Ukraina u ka bërë thirrje miqve të saj që ta ndihmojnë.
Qeveria e Ukrainës u ka bërë thirrje shteteve që duan ta ndihmojnë, që rrugëve ku ndodhet ambasada ruse tua ndryshojnë emrin në “Rruga Ukraina”.
Në një postim në Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme shkruan: Ukraina i bën thirrje botës që të ndryshojë adresën e ambasadave ruse dhe konsullatave dhe t’ua vendosë “Rruga Ukraina”, shkruan abcnews.
Kujtojmë se Shqipëria e ka tashmë një rrugë që mban emrin “Ukraina e Lirë”, dhe kjo rrugë ndodhet pikërisht në bllokun e ambasadave ruse, asaj të Kosovës dhe të Serbisë.