image Kievi bombardohet sërish, Hotit ia dërgon videon nga vendi i ngjarjes deputeti ukrainas

Politikë

Kievi bombardohet sërish, Hotit ia dërgon videon nga vendi i ngjarjes deputeti ukrainas

news image

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka publikuar pamje nga Kievi teksa dëgjohen bombardimet. Hoti njofton se videon nga vendi i ngjarjes ia ka dërguar një deputet i parlamentit të Ukrainës, duke theksuar se Kosova është me popullin ukrainas.

Të paktën tri shpërthime janë dëgjuar të hënën në kryeqytetin ukrainas, Kiev, pas aktivizimit të sirenave.

Këto sulme raportohen një javë pasi kryeqyteti ukrainas është goditur me një mori raketash ruse, duke lënë të vdekur të paktën 19 persona.

Hoti shkruan se “E gjithë bota demokratike duhet ta ndihmojnë Ukrainën, sepse po e mbron rendin demokratik botëror”.

Postimi i tij i plotë:

I gjithë Kievi sot është zgjuar nën bombardimet e dronëve të lëshuara nga regjimi rus.

Këtë video, dhe shumë të tjera, sapo ma dërgoi një mik nga Kievi – deputet i Parlamentit të Ukrainës.

Kosova është me popullin ukrainas Ata do ta fitojnë këtë luftë, sepse po luftojnë për pragun e shtëpisë dhe për fëmijët e tyre.

E gjithë bota demokratike duhet ta ndihmojnë Ukrainën, sepse po e mbron rendin demokratik botëror.

/GazetaSinjali/