image Kiev shpall shtetrrethim deri të hënën

Botë

Kiev shpall shtetrrethim deri të hënën

news image

Vitali Klitschko, Kryetari i bashkisë së Kievit, sot shpalli shtetrrethim të ri në kryeqytetin ukrainas.

Përmes një deklaratë në Telegram, Klitschko tha se shtetrrethimi do të fillojë të shtunën në orën 20:00 dhe do të zgjasë deri në orën 7 të mëngjesit të së hënës,raporton CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

Tutje kryebashkiaku tha se “Sipas vendimit të komandës ushtarake, shtetrrethimi në Kiev dhe rajon do të forcohet përsëri,”.

Klitschko po ashtu tha se vetëm automjetet me leje speciale mund të funksionojnë gjatë shtetrrethimit dhe se banorët e qytetit mund të dalin në strehimore vetëm kur bie një alarm. 

Ai gjithashtu ka deklaruar se transporti publik, dyqanet, farmacitë dhe pikat e karburantit nuk do të funksionojnë, tha ai.

/GazetaSinjali/