image Kidnapohet 17-vjeçarja në Fushë-Kosovë, prindi dyshon tek dy ish-vjehërria

Kosovë

Siguri/ Kidnapohet 17-vjeçarja në Fushë-Kosovë, prindi dyshon tek dy ish-vjehërria

news image

Një vajzë 17-vjeçare dyshohet se është kidnapuar gjatë ditës së sotme në Fushë-Kosovë, më saktësisht afër stacioni të hekurudhës, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore të Prishtinës kanë konfirmuar rastin, duke bërë me dije se është duke u hetuar ky rast.

Prindi i 17-veçares po dyshon se vajzën e tij me iniciale Z.Sh, e kanë kidnapuar dy ish-vjehrrit e vajzës.  Pretendimet e prindit janë se ish-vjehrri B.R dhe ish-vjehrra E.R së bashku me një person tjetër kanë kidnapuar vajzën e tij.

Rasti ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa nuk dihet ende për informacionet e tjera. Gazeta Sinjali ka provuar të marr edhe informacione nga Policia e Kosovës, por që deri më tani nuk kanë dhënë detaje./Gazeta Sinjali/