Këngëtarja e njohur, Kida prej vitesh ka fituar simpatinë e publikut duke sjellur projekte të ndryshëm muzikore që priten mirë dhe pëlqehen.
Artistja fal famës numëron fansa dhe ndjekës të shumë në rrjete sociale, vetëm në Instagram ajo ka dy milionë të tillë.
Dhe, ndërkohë që është e angazhuar me projekte, Orhidea Latifi (emri i plot) sjell vazhdimisht imazhe të ndryshme.
Së fundmi, autorja e “Drunk” ka postuar disa foto në të cilat u shfaq e veshur me shumë stil dhe tejet joshëse.
Kida shihet me një kostum dypjesësh ngjyrë gri me shkëlqim që ia vinte në pah linjat atraktive të trupit.
Veshja e saj u kompletua me aksesor ari teksa, grim të theksuar ndërsa flokët i la të lidhura nga prapa.
“Zemër qetësohu”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e fotografive që u pasuan edhe me komente të ndryshme nga ana e admiruesve.