image Kida me poza atraktive nga Dubai

Bota e Yjeve

Kida me poza atraktive nga Dubai

news image

Këngëtarja shqiptare, Orhidea Latifi – Kida, këtë verë ka qenë e pranishme në thuajse çdo qytet e vend shqiptar për të mbajtur koncerte.

Derisa për shkak të masave të reja e situatës me COVID-19 u ndalua organizimi i mbrëmjeve muzikore e ahengjet e ndryshme, ajo tashmë ka nisur turin nëpër Evropë.

Bukuroshja, e cila në Instagram numëron afro dy milionë ndjekës, shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme, duke mos munguar as pozat atraktive.

E tillë shfaqet edhe në këto të fundit që duket t’i ketë realizuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, saktësisht në Dubai.

Ajo shfaqet me një maskë të zezë duke respektuar masat mbrojtëse kundrejt pandemisë e po ashtu me një triko të bardhë të shkurtër.

Fotografitë tërheqëse kanë bërë që të marrë komplimente të shumta e gjithashtu edhe mijëra pëlqime.

Kida momentalisht po shijon suksesin e këngës së re “Dinero”, të cilën e solli vetëm pak javë më parë.

Për këtë periudhë të shkurtër, kjo këngë kaloi shifrën e një milion klikimeve.

/GazetaSinjali/