Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar ndaj deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ku kjo e fundit i ka thënë prokurorit ‘dorëzohu’.
Gjatë seancës së sotme gjyqësore ku ajo bashkë me disa deputetë tjerë akuzohen se më 19 shkurt 2016 ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend, Haxhiu raportohet se i ka kërkuar prokurorit të rasti të tërhiqet nga aktakuza.
Kjo ka shkaktuar reagime të shumta nga zyrtarë të partive opozitare në Kosovë.
Njëra nga këto është edhe ish-deputetja e VV-së, tani deputete nga radhët e LDK-së, Doarda Kica Xhelili, e cila i ka reguar ashpër ministres së drejtësisë për gjuhën e përdorur.
Sipas saj Kryeministri Albin Kurti nga sot e ka përgjegjësin të jap llogari për çdo ditë shtesë që Haxhiu e kalon në MD.
“NË EMËR TË POPULLIT DORËZOHU E gjithëpushtetshmja Albulena Haxhiu, prokurorit të rastit të saj, sot i tha “Dorëzohu.” Në formën më brutale e banale të mundshme u pa ajo që jemi munduar t’ua shpërfaqim: Këta nuk duan drejtësi, duan dorëzim! Kryeministri Kurti nga sot ka përgjegjësi absolute të jap llogari për ÇDO DITË shtesë që Albulena Haxhiu e kalon në Ministri të Drejtësisë. Shtetet demokratike këtë gjuhë nga ekzekutivi ndaj institucioneve të drejtësisë nuk e tolerojnë. Nuk i kemi duruar më parë e nuk do ti durojmë as tash!”