Moderatorja, Kiara Tito qysh në hyrjen e saj në Big Brother VIP Albania 2 ishte në qendër të vëmendjes, ku pothuajse çdo ditë ishte kryefjala e rubrikës rozë, shkruan Gazeta Sinjali.
Herë e dashur për publikun e herë e urryer, në fund duket se Kiara ka zënë vendin e saj. Postimet në rrjetin social “Instagram” që ajo i bënë kapin shifra të larta të pëlqimeve. Fansat e saj dhe bashkëshortit, Luizit me padurim presin postimet e tyre.
Pak minuta më parë ishte Kiara ajo që u paraqit nga instagrami i shoqës së saj, ku dhe paralajmëroi surpriza e projekte të reja.