Kiana Kryeziu do të debutojë të hënën në Lojërat Olimpike Dimërore, “Pekin 2022”.
Kryeziu përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore, dhe ajo është gati të bëjë debutimin e saj këtë të hëne.
Kiana nuk mund të paraqitej në ceremoninë hapëse të LOD, pasi kishte kontaktuar me një të infektuar me COVID-19.
Megjithatë, ajo sot është stërvitur në disiplinën e sllallomit të madh, në qendrën skitare në Yanqing.
Stërvitjet e saja ajo i bëri së bashku me ekipin përfaqësues të Bullgarisë. /Gazeta Sinjali Sporti/