image Kiana Kryeziu afër t'i plotësojë kriteret për të marrë pjesë në Pekin 2022

Sporte të tjera

Kiana Kryeziu afër t’i plotësojë kriteret për të marrë pjesë në Pekin 2022

news image

Kiana Kryeziu ka plotësuar kriterin e tretë për normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Skitarja kosovare ka mbledhur sot më pak se 160 pikë të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), në garën e Ravascletto Sutrio të Italisë, disiplina e sllallomit të madh.

Kiana zuri vendin e 19-të nga 31 garuese. Koha e saj ishte 2:19.16 pas dy lëshimeve.

17-vjeçares i duhen edhe dy rezultate të tilla nga garat e ardhshme për të arritur normën olimpike Pekini 2022. Periudha për të fituar normën skadon më 16 janar 2022.

Përzgjedhësi Agim Pupovci ka vlerësuar lart paraqitjen e Kianës, derisa është optimist se ajo mund të fitojë normën olimpike.

Sot garoi edhe Arba Pupovci, e cila doli e 24-ta. /Gazeta Sinjali Sporti/