Khabib Nurmagomedov ka rikthyer veten në UFC 249 gjatë një interviste me Brett Okamoto të ESPN.
” Në këtë moment, nëse ata me japin një vendndodhje, nëse unë mund të dale jashtë Rusisë. Do të ndeshem. 100 përqind. Thjesht dërgomani lokacionin” – tha Nurmagomedov gjatë intervistës.
Ai fillimisht u tërhoq nga ky event ku do të përballej me Tony Ferguson për shkak të përhapjes së koronavirusit, megjithatë duket se dikush ia ka ndërruar mendjen atij.
Pas deklarimit se nuk do të garojë, Tony Ferguson kërkoi që t’i mirret tituli./Gazeta Sinjali/