Nga Moska, ku mori pjesë në eventin që UFC-ja zhvilloi aty ditën e shtunë, Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë, foli për të ardhmen e tij. ai u shpreh se kur mund të rikthehet në kafaz dhe ndaj kujt.
“Më është ofruar një duel ndaj Tony Ferguson në mars të vitit të kaluar, në Las Vegas”, tha Khabib.
“Gjithsesi, unë do të dueloj në Las Vegas vetëm nëse Komisioni i Sportit i këtij shteti do të më kërkojë falje për gjobën që më vuri pas eventit UFC-229 (2 milionë dollarë, më pas u reduktua në 1 milionë). Nëse nuk kërkojnë falje, atëherë do të dueloj një muaj më vonë, në prill të 2020-ës, në eventin që zhvillohet në Nju Jork”, tha Nurmagomedov
I pyetur në lidhje me një revansh me Conor McGregor, rusi tha: “Unë duelojë 9-10 ndeshje, pa pësuar asnjë humbje, për të siguruar një duel për titull. Ndaj, Conor duhet të arrijë 10 tore radhazi që të vijë sërish tek unë dhe të më kërkojë revanshin. Atëherë jam gait të përballem sërish me të”, tha ai.