Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” që së fundmi është i dyshuari kryesor për vrasjen e një 31-vjeçari nga Kukësi, ishte përsëritës i veprave penale.
Dibran Hoxhajt, dje ia ka caktuar Gjykata Themelore e Prizrenit një muaj paraburgim për veprat penale: vrasje e rëndë, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe manipulimi me prova.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka njoftuar se kanë autorizuar Njësinë për Inspektim Gjyqësor që të hartojë një raport mbi çështjet e prentenduara për këtë rast.
Nga ana tjetër nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, kanë treguar për Sinjalin se ende nuk kanë nisur ndonjë hetim, pasi që nuk ka ardhur asnjë kërkesë për fillimin e procedurës disiplinore ndaj prokurorëve të rastit.