image KGJK-ja i bën thirrje Haxhiut “të përmbahet nga deklaratat që interferojnë pavarësinë e gjyqësorit”

Drejtësi

KGJK-ja i bën thirrje Haxhiut “të përmbahet nga deklaratat që interferojnë pavarësinë e gjyqësorit”

news image

Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka reaguar Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, lidhur me deklaratën e saj për këtë institucion.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, KGJK-ja ka thënë se reagimet e Ministres Haxhiu nuk i kontribuojnë bashkëpunimit të institucioneve.

Reagimet dhe deklarata e Ministres Haxhiu nuk i kontribuojnë bashkëpunimit të institucioneve sepse përgjegjësitë e institucioneve për komunikim dhe bashkëpunim përcaktohen me Kushtetutë dhe ligj, dhe jo nga vullnetet personale”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se, KGjK, ka mekanizmat e vet për adresimin e secilës çështje që është përgjegjësi e KGjK-së, andaj çfarëdo përpjekje nga jashtë, përfshirë edhe deklaratat e Ministres Haxhiu, janë pa ndikim në mënyrën se si funksionon ky Këshill.

Ndërkaq, Haxhiu për këtë ka thënë që nuk do t’i mbështesë KPK-në dhe KGJK-në.

 “Unë nuk dua t’i mbështesë këto këshille kur ata duan t’i mbyllin sytë përballë skandaleve. Në momentin kur nuk ka reagime si ajo e incizimeve, natyrisht që do të kritikohen nga Ministria e Drejtësisë. Edhe sot paralajmëroj Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorial nëse nuk duan të punojnë bashkërisht për kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë”, është shprehur ajo. /GazetaSinjali/