image KFOR shton aktivitetin në veri: Situata mbetet e paqëndrueshme, mund të përshkallëzohet

Siguri

KFOR shton aktivitetin në veri: Situata mbetet e paqëndrueshme, mund të përshkallëzohet

news image

Të dielën e 24 shtatorit Serbia kreu agresion në territorin e Kosovës. Ani pse kanë kaluar mbi 11 ditë nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, situata e sigurisë vazhdon të mbetet e paqëndrueshme.

Lidhur me këtë, misioni i NATO-së në Kosovë, pra KFOR-i, tashmë ka marrë vendim për shtimin e numrit të trupave në Kosovë. KFOR-i ka dhënë disa detaje në lidhje me mobilizimin e trupave të KFOR-it pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Në përgjigjen për Klan Kosovën, KFOR-i ka pasur edhe një vlerësim të situatës në veri, e cila, sipas këtij msioni, mbetet e paqëndrueshme. Madje, KFOR-i ka paralajmëruar se situata në veri lehtë mund të përshkallëzohet.

“Situata e përgjithshme në Kosovë mbetet e paqëndrueshme dhe lehtë mund të përshkallëzohet”, thuhet në një përgjigje të KFOR-it.

Në përgjigjen e tyre, KFOR-i ka treguar se Këshilli i Atlantikut të Veriut ka autorizuar vendosje ne trupave shtesë në Kosovë, në mënyrë që të adresojë situatën aktuale në veri.

“Më 28 shtator, Këshilli i Atlantikut të Veriut autorizoi vendosjen e forcave shtesë, për të adresuar situatën aktuale. Trupat janë tërhequr nga rezerva strategjike e NATO-s për Ballkanin Perëndimor. Mbretëria e Bashkuar po vendos rreth 200 ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit për t’iu bashkuar një kontingjenti prej 400 trupash të Mbretërisë së Bashkuar që tashmë gjenden në Kosovë, dhe përforcime të mëtejshme do të pasojnë nga aleatët e tjerë.” – shtohet në përgjigje.

/GazetaSinjali/