Ushtarët e KFOR-it janë vendosur përreth objektit të komunës në Zubin Potok, sipas disa pamjeve të publikuara nga REL.
Aktualisht, atje ndodhen pak qindra protestues serbë.
Për të dytën ditë me radhë, serbët në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok po protestojnë kundër kryetarëve të rinj shqiptarë të këtyre komunave.