Në prag të festës së Kurban Bajramit, KFOR-i turk ka shpërndarë dhurata për fëmijët e mbrojtur.
Në ceremoninë e shpërndarjes së dhuratave mori pjesë koloneli Behlul Behluli dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Kryetari Haziri e ka falënderuar KFOR-in për mbështetjen që po bën në kohë pandemie ndaj fëmijëve.
“Në vigjilje të festave të Bajramit, armata turke tradicioalisht shpërndan dhurata për fëmijët e komunës së Gjilanit. Ne sot e kemi zgjedhur kategorinë e mbrojtur, të cilët i kemi mbështetur gjatë kohës së pandemisë, ndërkaq për këtë festë të Kurban Bajramit, i kemi përzgjedhur për t’i gëzuar me dhurata”, tha Haziri.
“I falënderoj për mbështetjen e tyre edhe si armatë, politikë e diplomaci. TIKA dhe Ambasada turke janë partner të mëdhenj zhvillimor në komunën e Gjilanit, ndërkaq ushtria është ajo që e mirëmban paqen me mandat të NATO. Ndërkohë, Komuna e Bursas dhe qyteti i vjetër Yildirim, janë partnerë tanë, e ndihmon në vazhdimësi arsimin, kulturën dhe zhvillimin lokal ekonomik”, ka shtuar Haziri./ Gazeta Sinjali/