image KFOR-i i referohet universitetit në veri si "Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë"

Kosovë

KFOR-i i referohet universitetit në veri si “Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë”

news image

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, u takua para dy ditësh me Nebojsha Arsiq, i cili është rektor në Universitetin e Mitrovicës së Veriut. KFOR-i, në një njoftim të tij në Twitter, iu referua Arsiqit si “rektor i Universitetit të Prishtinës në Mitrovicë”.

Në këtë takim, KFOR njoftoi se u vlerësua rëndësia e arsimit për gjeneratat e reja dhe u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit me KFOR-in.

“Komandanti i KFOR-it, MG Angelo Michele Ristuccia, është takuar me profesorin Nebojsha Arsiq, rektor i Universitetit të Prishtinës në Mitrovicë. Takimi ishte një mundësi për të theksuar rëndësinë e arsimit tek gjeneratat e reja dhe për të thelluar bashkëpunimin e mundshëm me KFOR-in.” – thuhet në cicërim.

Vlen të theksohet se Universiteti i Mitrovicës së Veriut nuk është i akredituar në Kosovë për shkak të mungesës së hartimit të një statusi në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës dhe konsiderohet si institucion i paligjshëm ose paralel nga autoritetet e Kosovës.

Ky universitet u zhvendos nga Prishtina në Mitrovicën e Veriut pas luftës në Kosovë.

/GazetaSinjali/