Me të nisur zbatimi i marrëveshjes pa letërnjoftime letre nga Kosova dhe Serbia, NATO-ja- KFOR-i po vazhdojnë të kujdesen për sigurinë e vendit.
“Mandati ynë është t’u sigurojmë njerëzve në Kosovë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes pa dallim etnie, feje, apo vendi ku jetojnë. Prandaj, ne patrullojmë të gjitha zonat dhe qëndrojmë afër komunitetit” – deklaroi komandanti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe të KFOR-it italian kolonel Maurizio Mele.
Misioni i NATO-s-KFOR-it është të kontribuojë në mbajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës, siç mandatohet nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit.
Në kryerjen e misionit të saj, NATO-ja bashkëpunon dhe ndihmon Kombet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe akterët tjerë ndërkombëtarë, në mënyrë të përshtatshme, për të mbështetur zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme dhe paqësore.