image KFOR i dhuron Kosovës për herë të dytë pajisje mbrojtëse kundër COVID-19

Shëndetësi

KFOR i dhuron Kosovës për herë të dytë pajisje mbrojtëse kundër COVID-19

news image

KFOR ka shpërndarë për herë të dytë pajisje mbrojtëse personale në objektet mjekësore dhe institucionet e tjera në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga donacioni i dytë i KFOR-it, i cili përmban masaka, dorëza, termometra e dezinfektues, do të përfitojnë Spitalet, Qendrat e Shëndetit Familjar, Klinikat, Njësitë e Policisë së Kosovës dhe pakicat në tërë territorin e Kosovës.

“Pas dhurimit të parë që u bë në prill, Ushtarët e Forcës së Kosovës të drejtuar nga NATO përsëri dorëzuan mijëra maska mbrojtëse ​për fytyrë, dorëza, termometra, veshje izolimi dhe dezinfektues për duar. Kjo iniciativë e dytë u financua gjithashtu nga NATO dhe është pjesë e angazhimit të përgjithshëm të Aleancës është mbështetja e operacioneve të saj dhe e vendeve anëtare dhe partnerëve të saj”, thuhet në kumtesën e KFOR-it.

Me këtë rast, KFOR ka njoftuar se momentalisht në Kosovë janë duke shërbyer 3 mijë e 500 ushtarë nga 27 kombe dhe të njëjtit po zbatojnë me kujdes masat për të kufizuar përhapjen e virusit dhe për të minuar rrezikimin e komunitetit, në përputhje me udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/NATOKFOR/videos/1083249992096964/?__xts__[0]=68.ARBcTxlFWKcGL9EewlC8V6QmQ7FRTrGdJtsEA_D_tELoNCUT6vB7S7c9g8tKUa9lxH7Up457somGivBSMayfhTPtGHgPEUbH2GK9c9J0W955jGQq1qQ5nKUlDP-Q4MZnDpWoAMomrzJkWBPaDDzY8AYLBPwKphBx_a6HRJ_RB2NFAVVaeoC6BGMzCl-k2v2nPCwzvGp-3vRPJrHoTQehjvds2j5V2y3PM6ny21yPtVJqEHOt8P00oa-wU6REWPEnu4dX0xsDtQACdC_MG4dLh1OFHyhvz7hvPdLS-Ro19D6AS90Uz_isnXED4Ov0j5aIydun4ZpUi4y4suKxZKKk6p4LmBa1BYx1IDU&__tn__=-R