image KFOR-i deklarohet për zëvendësimin e barrikadave afër Manastirit të Deçanit

Kosovë

KFOR-i deklarohet për zëvendësimin e barrikadave afër Manastirit të Deçanit

news image

Në rrugën që të dërgon tek Manastiri i Deçanit është bërë zëvendësimi i pengesave artificiale, nga ato të betonit në të drurit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas KFOR-it zëvendësimi i këtyre pengesave është bërë në bazë të një vendimi të marrë nga një marrëveshje me autoritetet lokale.

Me anë të një komunikate për media ata kanë theksuar se e konsiderojnë të nevojshme zëvendësimin e pengesave të vjetra me pengesa të reja, në mënyrë që të sigurojë një nivel të vazhdueshëm dhe efektiv të mbrojtjes dhe sigurisë – siç kërkohet nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila mandaton KFOR-in për të siguruar një mjedis të qetë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë – duke siguruar në të njëjtën kohë shkallën më të lartë të respektit për mjedisin përreth.

Në fakt, dihet mirë se zona përreth manastirit të Deçanit është me interes të lartë artistik e kulturor, dhe ka tërhequr turistë dhe studiues për dekada. Ky hap i fundit do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës, si për popullatën lokale ashtu edhe për turistët që vizitojnë Manastirin dhe zonat përreth tij. Manastiri i Deçanit është objekti i vetëm fetar që ruhet nga KFOR-i. Të gjitha objektet e tjera fetare ruhen nga Policia e Kosovës ose nuk ruhen fare”, thuhet në komunikatë.

Manastiri i Deçanit është i vetmi objekt fetar që ruhet nga KFOR-i, teksa të gjitha objektet e tjera fetare ruhen nga Policia e Kosovës ose nuk ruhen fare./Gazeta Sinjali/