image KFOR-i aktualisht ka 3,735 ushtarë në Kosovë, ShBA-të dhe Italia prijnë me numrin e forcave

Kosovë

KFOR-i aktualisht ka 3,735 ushtarë në Kosovë, ShBA-të dhe Italia prijnë me numrin e forcave

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti më 24 gusht së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári.

Në këtë takim, u theksua zotimi për angazhim dhe koordinim ndërmjet Qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) për garantimin e sigurisë dhe lëvizjen e lirë.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kajári e ka njoftuar Kurtin për praninë, angazhimet dhe përgatitjet shtesë të KFOR-it për të garantuar paqe e siguri në veri të Ibrit.

Po sa trupa ka KFOR- në Kosovë dhe cilat shtetet prijnë me numrin e forcave?.

Sipas në njoftimi në ueb faqen e NATO-s, bëhet e ditur se në Kosovë aktualisht janë 3,735 ushtarë.

Sipas këtij njoftimi, Italia prin me numrin e ushtarëve në Kosovë, me 638, pastaj SHBA-të me 635, Hungaria me 469, Turqia me 350 etj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”, se për shkak të kërcënimit nga Serbia dhe Rusia ka nevojë urgjente për rritjen ndjeshme të numrit të ushtarëve të NATO-s në Kosovë.

Siç transmeton DW, Kurti ka thënë se trupat e KFOR-it do të ndihmonin për të përmirësuar sigurinë e Kosovës duke zgjeruar më tej strukturat dhe kapacitetet e sigurisë.

Kurtit mendon po ashtu se nëse në trupat mbrojtëse të NATO-s do të merrnin pjesë më shumë ushtarë gjermanë, kjo do të shtonte efektin frikësues dhe parandalues.

/GazetaSinjali/