Klubi futbollistik i femrave Mitrovica është shpallur kampione në Ligën e Parë të Kosovës te femrat, shkruan Sinjali Sport.
Mitrovicaset në ndeshjen e xhiros së 22-të e mposhtën KFF Jakovën me rezultat 10-0 duke u shpallur kampione e sezonit 2020/21.
Që nga përfundimi i ndeshjes e deri në mbrëmje para mbylljes për shkak të orës policore, skuadra e Mitrovicës ka festuar për këtë arritje.
Madje në festë ka marrë pjesë edhe kryetari Agim Bahtiri e nënkryetari i Mitrovicës, të cilët të gjithë së bashku darkuan në një nga restorantet e qytetit.
Nga fotot e publikuara në faqen zyrtare të KFF Mitrovicës, shihet një grumbullim i shumë personave të cilët ishin duke i shkelur masat antiCOVID, duke mos mbajtur maska, distancë dhe grumbullimi i personave më shumë se që duhet në një vend. /Gazeta Sinjali Sporti/