Kevin Durant, për herë të tretë radhazi është basketbollisti më i mirë i viti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Basketbollisti i Brooklin Nets arkëtoi medaljen e tretë të artë në Lojërat Olimpike me kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Jam falënderues për mundësinë dhe për çmimin e fituar,” deklaroi shkurt Durant për mediat amerikane.
Kujtojmë se Darent fitoi këtë çmim në vitin 2010, ndërsa në vitin 2016 e ndau çmimin me Carmelo Anthonyn.
Kevin Durant ishte pjesë e gjashtë ndeshjeve të kombëtares së SHBA-s në Lojërat Olimpike në “Tokio 2020”, ku regjistroi mesataren prej 20 pikëve, 5 kërcimeve dhe 7 asistimeve. /Gazeta Sinjali Sporti/