image Këtyre moshave u takojnë dy viktimat e sotme të COVID-19 në Kosovë - Sinjali

Këtyre moshave u takojnë dy viktimat e sotme të COVID-19 në Kosovë

news image

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se dy viktima janë regjistruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga MSH kanë treguar se viktima gjatë kësaj kohe janë një burrë dhe një grua të moshës 70-79 vjeç nga Komuna e Prishtinës dhe Ferizajt.

Komuna që regjistroi më së shumti raste të reja gjatë kësaj kohe është ajo e Prishtinës, 48, pastaj e Pejës 28 dhe Gjilanit 23.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend po ashtu janë regjistruar edhe 183 raste të reja me COVID.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin